Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula” të qytetit verior. Shtetasi Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, qëlloi me armë gjahu bashkëshorten, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.
Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ata arrestuan autorin e dyshuar, Shtjefën Ziçi, dhe e shoqëruan në Komisariat për veprime procedurale. Arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se u krye krimi, u sekuestrua gjithashtu nga policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, dyshohet për motive të dobëta.