Viktima është Urim Hysolli. Ai njihej nga banorët si person me probleme të varësisë nga alkooli. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin të moshuarin. Dyshohet se shkaku i vdekjes është asfiksia.

Burime nga vendngjarja thonë se disa ditë më parë, 72-vjeçari, në gjendje të dehur, tentoi t'i vinte flakën banesës. Qiramarrësi arriti të shuante zjarrin në kohë. Këtë pasdite, dyshohet se ai i vuri sërish flakën banesës, ku zjarri u përhap me shpejtësi.

Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Për arsye sigurie, banorët e pallatit janë evakuuar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Po merren në pyetje banorët dhe qiramarrësit për të sqaruar çfarë ndodhi para rënies së zjarrit.