Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë arrestuan tre individë të kërkuar nga autoritetet gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë dhe në Portin e Sarandës.

Në Qafë Botë, u ndalua 20-vjeçari J. L., banues në Sarandë. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Ai dyshohet se më 12 mars, në bashkëpunim me persona të tjerë, qëlloi me armë zjarri “Kallashnikov” në ajër në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke prishur qetësinë publike. Akuzat përfshijnë “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Po në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë u arrestua edhe 27-vjeçari A. L., nga Divjaka. Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë nr. 3 në Tiranë për veprën penale “Kanosja”.

Ndërkohë, në Portin e Sarandës, u ndalua 43-vjeçari Luiz Danddan, banues në Angli. Danddan ishte shpallur në kërkim kombëtar nga Policia e Sarandës për veprën penale “Mashtrimi”.

Të tre personat janë dërguar për procedura të mëtejshme ligjore.