Romario, ish-futbollisti brazilian, theksoi se nuk ka arsye që Ancelotti të vazhdojë në detyrë pas “dështimit dhe turpit” ndaj Norvegjisë. Brazili u eliminua nga Norvegjia në fazën e 1/8-ës së finales së Kupës së Botës.

Romario (60 vjeç) shprehu kritika të forta, duke deklaruar se do ta griste kontratën e Ancelottit dhe do t'i thoshte të shkonte në gjykatë. Ancelotti, 67 vjeç, mori drejtimin e kombëtares braziliane në vitin 2025 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.