Rexhbeçaj, 28 vjeç, realizoi golin e gjashtë për ekipin e tij në minutën e 64-të. Ky debutim shënon rikthimin e mesfushorit te Wolfsburgu, klub me të cilin ka luajtur edhe më parë.
Transferimi i tij si lojtar i lirë erdhi pas përfundimit të kontratës me Augsburgun. Nga sezoni i ardhshëm, Wolfsburgu do të garojë në Bundesliga 2, pasi nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman gjatë edicionit të kaluar.