Zoti Muçi bëri të ditur se gjatë takimit u prezantuan argumentet ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve. Përfaqësuesit e Komisionit Europian, sipas deputetit, janë angazhuar t'i shqyrtojnë propozimet e paraqitura.

Deputeti theksoi se çështjet e ngritura lidhen me respektimin e standardeve demokratike dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me parimet e Bashkimit Europian. Ai deklaroi se forcimi i demokracisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës janë thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë, duke shtuar se demokracia është vlera me të cilën Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian.