Zvicra nderoi mesfushorin Granit Xhaka për 150 paraqitje me fanellën e kombëtares. Ky nderim u bë para ndeshjes së Zvicrës kundër Algjerisë, e cila zhvillohet në kuadër të Kampionatit Botëror. Pjesëtarët e Federatës Zvicerane të Futbollit dhe trajneri Murat Yakin i dorëzuan një dhuratë Xhakës.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka pasur performanca të mira në këtë kampionat. Ai shënoi një gol në ndeshjen kundër Bosnjës.