Ndeshja u zhvillua në orët e para të së premtes. Golat për Zvicrën u shënuan nga Breel Embolo dhe Dan Ndoye. Embolo hapi rezultatin në minutën e 10-të, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1:0. Ndoye dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:0.
Kapiteni Granit Xhaka udhëhoqi ekipin zviceran në këtë sukses. Zvicra arrin në 1/8 e finales për herë të katërt radhazi në Botëror, duke vazhduar serinë e kualifikimeve nga grupi.