Ndeshja u zhvillua në Vancouver, ku Zvicra arriti të shënojë dy gola pa pësuar asnjë. Kjo fitore i mundëson Zvicrës avancimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, kur Manzambi asistoi për Breel Embolo, i cili shënoi për 1-0. Edhe pse Algjeria mbajti më shumë topin pas golit të parë, nuk arriti të krijonte raste të pastra shënimi.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Zvicra thelloi epërsinë. Pas një rikuperimi topi, Rubin Vargas harkoi dhe, pas një devijimi, Dan Ndoye goditi saktë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Zvicra administroi avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke siguruar kualifikimin.

Në fazën tjetër, Zvicra do të përballet me fituesen e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Ganës.