Ndeshja do të luhet në orën 05:00 me kohën lokale në stadiumin BC Place në Vancouver, Kanada. Të dyja kombëtaret synojnë fitoren për të siguruar një vend në fazën e 1/8 të finales së turneut.

Formacionet zyrtare për ndeshjen janë bërë publike. Zvicra do të luajë me këtë përbërje: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Freuler, Manzambi, Xhaka, Embolo, Ndoye, Vargas.

Nga ana tjetër, Algjeria do të startojë me: Zidane, Mandi, Ait-Nouri, Belghali, Bensebaini, Zerrouki, Aouar, Chaibi, Bentaleb, Maza, Mahrez.