Ndeshja po luhet në Vancouver, dhe rezultati mbetet 0:0 pas 45 minutave të para. Gjatë kësaj pjese, nuk u regjistruan raste të theksuara për shënim golash nga asnjëra skuadër.
Në formacionin e Zvicrës janë dy lojtarë shqiptarë: kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori Ardon Jashari. Fituesi i këtij takimi do të përballet me Argjentinën në çerekfinale. Argjentina, e udhëhequr nga Lionel Messi, siguroi kalimin më tej pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Egjiptit, duke përmbysur një disavantazh prej 0:2.