Dy persona nga Shkupi u ndaluan dje, më 5 korrik 2026, në orën 17:30, nga oficerët e policisë së Shërbimit të Sigurisë Publike. S.A. (34) dhe I.H. (39) dyshohen për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit të autoriteteve, zjarri shpërtheu rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë, në një ndërtesë të braktisur në bulevardin “Makedonija”. Si pasojë e flakëve, një zjarrfikës pësoi lëndime dhe dy automjete zjarrfikëse u dëmtuan. Policia po ndërmerr masa për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.