Forcat zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës dhe Tirana kanë punuar pa ndërprerje për të kontrolluar flakët. Situata gjatë natës së të premtes ishte e vështirë për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.
Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren. Specialist i Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkola, deklaroi se pati një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Një copë guri plagosi pasagjerin e një makine që udhëtonte drejt Shëngjinit. I riu u transportua në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Zjarri në Malin e Shëngjinit do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm deri në shuarjen e plotë. Hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 21:00 të së premtes, vazhdojnë.