Flakët, të shfaqura rreth orës 21:00 të së premtes, kanë hasur vështirësi në shuarje për shkak të erës, bimësisë së dendur dhe terrenit të thyer. Këto kushte vështirësuan ndjeshëm punën e zjarrfikësve gjatë gjithë natës.

Gjatë incidentit, një shpërthim brenda vatrës së zjarrit shkaktoi plagosjen e një pasagjeri në një automjet drejt Shëngjinit. I riu mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas Agustin Pepkolës, specialist i Shërbimit Zjarrfikës.

Autoritetet do ta mbajnë zjarrin nën monitorim të vazhdueshëm deri në shuarjen e tij të plotë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.