Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në lagjen Sake të Malit të Shëngjinit mbrëmjen e së premtes. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar flakët.
Mëngjesin e sotëm kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla. Ndërhyrja nga ajri ka filluar për shkak të terrenit të vështirë malor. Era e fortë në zonë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve. Nuk pati rrezik për banesat, ndonëse zjarri mori përmasa të gjera. Forcat e policisë ndaluan hyrjen e qytetarëve drejt zonës së rrezikut.
Shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë turistike nuk janë ende të njohura. Zona ka një fluks të lartë vizitorësh në fillim të korrikut.