Zjarri shpërtheu në një ullishte në fshatin Drizë. Pas njoftimit nga banorët, ekipet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen.

Banorët e zonës po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore. Zjarri ndodhet larg qendrës së banuar, por mungesa e rrugëve në parcela po pengon aksesin e plotë të mjeteve zjarrfikëse. Terreni i vështirë e bën operacionin më sfidues.