Zjarri i përhapur në periferi të Selanikut, në Oreokastro, është vënë nën kontroll dhe nuk ka më vatra aktive. Flakët shkatërruan dy objekte industriale dhe detyruan evakuimin e banorëve nga tre fshatra si dhe një shtëpie kujdesi.
Rreth 160 zjarrfikës, me mbi 50 automjete, pesë ekipe tokësore, dy avionë dhe dy helikopterë, mbetën në vendngjarje për të monitoruar situatën. Gjatë operacionit, katër zjarrfikës morën lëndime. Tre prej tyre u dërguan në spital për probleme me frymëmarrjen, ndërsa një i katërt mori ndihmë për një lëndim ortopedik.
Shërbimi zjarrfikës njoftoi se ka arrestuar një 76-vjeçar, i dyshuar si shkaktar i zjarrit. Autoritetet evakuuan gjithashtu një shtëpi kujdesi ku ishin strehuar 157 persona me aftësi të kufizuara.