Zjarret kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Kreu i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juan Manuel Moreno Bonilla, konfirmoi vdekjen e 11 personave që udhëtonin me të njëjtën makinë. Mes viktimave mund të jenë edhe katër shtetas britanikë. Po ashtu, tetë persona janë lënduar, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë. Rreth 3.150 hektarë tokë janë shkrumbuar.
Rreth 400 zjarrfikës dhe trupa po luftojnë me flakët në verilindje të Almerisë. Dëshmitarët sugjerojnë se zjarret mund të kenë nisur pasi kabllo elektrike ranë në tokë. Spanja po përballet me një valë të të nxehtit, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kryeministri Pedro Sanchez shprehu pikëllimin e tij dhe njoftoi se Spanja do të dislokojë ekipin më të madh të reagimit ndaj zjarreve.
Gjatë viteve të fundit, Spanja ka përjetuar vazhdimisht temperatura mbi 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte ideale për zjarre pyjore. Viti i kaluar ishte i treti më i nxehti në histori për Spanjën, me rreth 400.000 hektarë tokë të djegur. Edhe Franca po përballet me zjarre, ku një vatër në rajonin Drome ka shkrumbuar 3.700 hektarë.