Operacionet për shuarjen përfundimtare po vijojnë në zonat e prekura. Këto vatra përfshijnë Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan) dhe Divjakë.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacione u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, si dhe 30 efektivë me dy automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, morën pjesë forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore. Ministria vlerësoi kontributin e pilotëve dhe ekuipazheve të helikopterëve, si dhe të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve të bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz.