Nga data 22 qershor e deri tani, në Shqipëri janë regjistruar 160 zjarre. Këtë shifër e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Çako.

Komisioni Teknik Këshillimor u mblodh në AKMC për të vlerësuar masat ndaj sezonit të zjarreve. Në takim u analizua situata aktuale e krijuar nga temperaturat e larta. U vlerësua gjithashtu angazhimi i strukturave për menaxhimin e zjarreve.

AKMC u ka bërë sërish apel qytetarëve. Ata duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre. Qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë sapo konstatojnë ndonjë vatër zjarri.