Vullnetarët do të jenë në dispozicion çdo ditë, pjesë e ekipeve të reagimit të shpejtë të DMSH-së. Strukturën e re të angazhimit e shpjegoi Angelov, ku çdo shoqatë do të deklarojë paraprakisht numrin e vullnetarëve të gatshëm për dislokim të menjëhershëm. Koordinimi do të bëhet përmes organizatës së brendshme të DMSH-së, jo më nëpërmjet degëve lokale.
Sistemi i ri do të funksionojë sipas parimit të një piramide, ku individë të caktuar do të informojnë dhe koordinojnë vullnetarët e tjerë. Kjo do të rrisë efikasitetin, duke mundësuar komunikim të shpejtë dhe raportim në kohë, theksoi drejtori i DMSH-së.
Qëllimi i këtij ndryshimi është reduktimi i angazhimit të policisë dhe ushtrisë në minimum, duke u mbështetur te vullnetarët. Këta të fundit kanë trajnim dhe përvojë të gjerë në shuarjen e zjarreve në ambiente të hapura. Megjithatë, në rast zjarresh të mëdha që rrezikojnë jetë dhe pronë, të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë policinë dhe ushtrinë, do të jenë në dispozicion.
Angelov sqaroi se deklarata e tij e mëparshme për pagesat ditore u referohej ekipeve të reagimit të shpejtë të Drejtorisë, jo zjarrfikësve vullnetarë, të cilët nuk marrin kompensim.