Tre zjarre të mëdha, dy prej të cilave pranë qytetit portual të Marsejës, kanë shkatërruar një sipërfaqe prej 1,210 hektarësh. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, konfirmoi shifrat e dëmeve. Zjarri më i madh, që ka djegur rreth 900 hektarë, po zhvillohet në departamentin e Aude, afër kufirit me Spanjën.
Autoritetet lokale bënë të ditur se erërat e forta po pengojnë punën e 800 zjarrfikësve. Një zjarr më i vogël po shuhet në Rognac, pranë aeroportit të Marsejës, ndërsa një tjetër prej 260 hektarësh në Lancon-Provence është vënë nën kontroll. Nuk ka viktima të raportuara nga këto incidente.
Në Frejus, një qytet turistik rreth 35 kilometra nga Kana, mbi 2,000 persona u evakuuan nga gjashtë kampe të mërkurën për shkak të një zjarri pyjor. Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi javën e kaluar se temperaturat rekord do të rrisin rrezikun e zjarreve, duke pasur parasysh kushtet e thata dhe lagështinë e ulët. Vala e mëparshme e të nxehtit mund të ketë shkaktuar rreth 1,000 vdekje të tepërta në Francë.