Operacionet për përballimin e vatrave të zjarrit u koordinuan nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Zonat ku u ndërhye përfshijnë Kavajën, Fierin, Lezhën, Elbasanin dhe Divjakën, si dhe vatra të tjera.

Në këto operacione u angazhuan 261 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Gjithashtu, morën pjesë dy helikopterë, së bashku me 30 efektivë dhe dy automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.

Ndihmesë dhanë edhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore. Zjarrfikës nga bashkitë Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz bashkëpunuan me të gjitha strukturat e tjera për menaxhimin e situatës.