Zjarri përfshiu ullishtet në Drizë të bashkisë Fier. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë pas njoftimit nga banorët. Së bashku me ta, edhe banorë të zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore për të kufizuar flakët.
Vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara. Nuk raportohet rrezik për banesat. Megjithatë, përhapja e flakëve favorizohet nga era. Terreni i papërshtatshëm dhe mungesa e rrugëve pengojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse, duke vështirësuar operacionin e shuarjes.