Zjarri përfshiu një ambient magazinimi pranë 'Rampës' së vjetër, afër zyrës së Inspektoratit të Tregut. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, konfirmoi se flakët u vunë nën kontroll.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se nga objekti dëgjoheshin krisma, ndoshta për shkak të energjisë elektrike. Tymi i zi nga zjarri ishte i dukshëm nga pothuajse i gjithë qyteti. Në vendngjarje ndodhen disa automjete zjarrfikëse dhe një autoambulancë. Për të siguruar qasje, u prenë edhe disa pemë.
Në vitin 2022, një zjarr i ngjashëm kishte ndodhur në të njëjtin vend, pas të cilit nisi ndërtimi i një objekti të ri.