Zjarri, i nisur fillimisht nga djegia e mbeturinave, është zgjeruar në një sipërfaqe të madhe. Tymi i dendur ka pushtuar edhe autostradën Durrës-Tiranë, duke reduktuar dukshmërinë.
Forcat zjarrfikëse të Shijakut ndodhen në vendngjarje. Ato po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.