Zjarri shpërtheu rreth orës 15:52, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me të mbjella. Menjëherë në vendngjarje mbërritën njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët vepruan për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri nisi nga djegia e mbeturinave në afërsi të arës, e cila më pas doli jashtë kontrollit dhe u përhap. Rasti është iniciuar nga prokurori kompetent. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të incidentit janë në vijim.