Policia në Veles arrestoi A.O., 61 vjeç, banues në Veles, pas dyshimeve se ai shkaktoi një zjarr në fshatin Orizare e Poshtme. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25 në vendin e quajtur “Svilarë”.

Sipas të dhënave, A.O. ndezi bar të thatë në pemishten e tij, duke provokuar një zjarr që u përhap shpejt. Flakët përfshinë një arë, një objekt ndihmës, një shtyllë elektrike dhe inventarin e një shtëpie pushimi. Prona e dëmtuar i përkiste M.T., 42 vjeç, po ashtu nga Velesi.

Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, A.O. pësoi lëndime. Zjarri u neutralizua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Velesit. Një ekip hetimor i Sektorit për Punë të Brendshme Veles kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë, pritet të ngrihet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.