Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. Flakët po i afrohen zonave të banuara dhe bizneseve që ndodhen përgjatë rrugës kryesore që të çon në Shëngjin.

Shërbimi zjarrfikës po punon në vendngjarje për të kontrolluar dhe shuar zjarrin. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rrethanat pas shuarjes së tij.