Shtetasi N. J., banues në Drizë, u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier. Hetimet tregojnë se ai ndoqi zjarr në tokën e babait të tij për të djegur barishte. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në Drizë dhe fshatrat përreth. Zjarri shkaktoi dëme materiale.
Për shkak të rrezikut, Policia evakuoi 12 familje, banesat e të cilave u kërcënuan nga zjarri. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua. Nuk pati humbje në jetë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier u ka bërë apel qytetarëve për kujdes maksimal, duke i ftuar të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarrvënie. Policia garanton se çdo rast paligjshmërie do të ndiqet penalisht dhe i fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112.