Zjarri shpërtheu në zonën e tabelave reklamuese në fasadën e objektit. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë pas alarmit, duke shuar flakët para se ato të përhapeshin. Kjo parandaloi rrezikun për banesat ngjitur me ndërtesën e Postës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Autoritetet kompetente po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota që çuan në shpërthimin e flakëve.