Zjarri u raportua në fshatin Ballancë, ku flakët po djegin bar të thatë. Hetem Jakupi, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Vitisë, theksoi se ekipet janë angazhuar maksimalisht në terren. Erërat e forta përbëjnë një rrezik serioz për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Zjarrfikësit kanë si prioritet mbrojtjen e jetës, pronës dhe tokave bujqësore. Jakupi veçoi mbrojtjen e arave me grurë, për të shmangur dëmin ndaj punës së fermerëve. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar. Komandanti apeloi që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme afër zonës së zjarrit dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Gjithashtu, ai kërkoi respektimin e udhëzimeve të autoriteteve. Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve Viti vazhdojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.