Zjarri u raportua nga komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi. Flakët paraqesin rrezik për sipërfaqe të tjera përreth. Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë angazhuar menjëherë në terren.

Zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës dhe veçanërisht e tokave bujqësore me grurë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së prekur. Ata kërkojnë të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura dhe të respektohen udhëzimet zyrtare. Ekipet vazhdojnë punën intensive për shuarjen sa më shpejt të zjarrit.