Zjarri, i cili u përhap me shpejtësi, mobilizoi autoritetet përforcuan menjëherë operacionin e shuarjes. Në terren operojnë 85 zjarrfikës, tre grupe të njësive këmbësore dhe 21 automjete zjarrfikëse.
Ndërkohë, nga ajri ndërhyjnë tetë avionë dhe katër helikopterë. Një prej helikopterëve përdoret për koordinimin e operacioneve. Në mbështetje të aksionit janë angazhuar edhe autobotë me ujë dhe makineri të pushtetit vendor.
Një ekip me dron po transmeton pamje në kohë reale përmes kamerave optike dhe termike në qendrat operative. Kjo ndihmon në monitorimin e ecurisë së zjarrit.
Aktualisht, flakët nuk rrezikojnë zona të banuara. Megjithatë, shtëllunga të dendura tymi të zi ngrihen në qiell, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet intensive për të vënë zjarrin nën kontroll.