Flakët kanë përfshirë shkurre dhe bimësi. Shërbimi zjarrfikës i Vlorës mbërriti menjëherë pas njoftimit. Ata po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes. Afër vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë. Kjo situatë ka shtuar shqetësimin për dëme të mëtejshme.