Zjarri, i favorizuar nga bimësia e dendur dhe e tharë, është përhapur me shpejtësi. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Gjatë incidentit, një person ka pësuar lëndime nga shpërthimi i municioneve. Aktualisht, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore, ndërsa qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht në zonë.