Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi dhe arritën pranë aksit rrugor. Policia ndërpreu qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi i dendur. Autoritetet u bënë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet.

Zjarri rrezikon edhe një fabrikë letre që ndodhet pranë vatrës së flakëve. Forcat zjarrfikëse nga Shijaku dhe Durrësi ndodhen në vendngjarje, ndërsa dy mjete zjarrfikëse të tjera nga Tirana u nisën për ndihmë. Punimet për vënien nën kontroll të situatës po vijojnë intensivisht. Nuk ka raportime për persona të lënduar deri më tani. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.