Zjarri, i favorizuar nga era e fortë, u përhap shpejt drejt aksit rrugor. Policia ndërpreu qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë të autostradës për shkak të flakëve dhe tymit të dendur. Drejtuesve të mjeteve iu kërkua të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Forcat zjarrfikëse nga Shijaku dhe Durrësi ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll situatën. Dy mjete zjarrfikëse nga Tirana gjithashtu u nisën drejt zonës si ndihmë. Zjarri rrezikon një fabrikë letre që ndodhet pranë vatrës së flakëve. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.