Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi. Zjarrfikësit, të mbështetur nga punonjës të Bashkisë Mat, ndodhen në vendngjarje.

Forcat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme.