Një 20-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit në flagrancë, i dyshuar se ka shkaktuar një zjarr të madh. Ngjarja ndodhi të dielën, kur i riu dyshohet se ndoqi zjarr në tokën e babait të tij për të djegur barishtet. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën shpejt në një sipërfaqe të gjerë, duke kapluar disa fshatra.
Për shkak të rrezikut, policia evakuoi 12 familje, banesat e të cilave kërcënoheshin nga zjarri. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan Policia e Shtetit, zjarrfikësit, Njësia e Forcës Kombëtare të Sigurisë në Fier dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar viktima në njerëz, por u regjistruan dëme materiale.