Zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe u lokalizua plotësisht në orën 20:20. Sipas të dhënave zyrtare, zjarri djegu rreth 100-110 hektarë me shkurre dhe ullishte. Shkaku i rënies së flakëve mbetet i panjohur. Nuk raportohen humbje jete apo persona të lënduar.

Në operacionin e shuarjes u angazhuan dy helikopterë, dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, 15 mjete zjarrfikëse nga bashki dhe institucione të ndryshme, katër autobote uji, 70 efektivë zjarrfikës, 35 ushtarakë, 40 punonjës policie, pesë ekipe të urgjencës mjekësore, 15 punonjës bashkie, dy përfaqësues të Mbrojtjes Civile dhe rreth 30 banorë vullnetarë.

Ndërhyrja e koordinuar nga ajri dhe toka shmangu dëmet në banesa, megjithëse flakët arritën deri në oborret e tyre, duke djegur vetëm bimësinë përreth. Gjatë natës, zona do të mbahet nën monitorim nga dy mjete zjarrfikëse dhe dy patrulla policie për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.