Incidenti u raportua më 1 korrik 2026, rreth orës 23:20, në stacionin policor të Çairit. Zjarri shpërtheu në një vendgrumbullim lëndësh të para sekondare në zonën e Çairit, duke përfshirë një ekskavator.

Pas njoftimit, zyrtarët policorë lokalizuan dhe ndaluan të dyshuarit në rrugën "magjistralen Jadranska". Ata u gjetën në një automjet pasagjerësh tip "BMW" me targa të Resnjës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se personat janë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", sipas nenit 288 të Kodit Penal. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzimi përkatës.