Rasti është denoncuar nga babai i vajzës më 4 korrik 2026. Ai ka deklaruar se vajza u largua nga shtëpia më 1 korrik 2026 dhe që atëherë nuk është kthyer. Vendndodhja e saj mbetet e panjohur.
Policia ka njoftuar prokurorin kompetent për ngjarjen. Njësitet policore po kryejnë veprime hetimore intensive për të identifikuar vendndodhjen e vajzës dhe për ta kthyer atë pranë familjes.