ZF, një kompani gjermane, ka shpalosur në panairin CES në Las Vegas një teknologji inovative që ul zhurmën e brendshme të automjeteve. Ky sistem synon të rrisë ndjeshëm komoditetin e pasagjerëve duke adresuar “zhurmën e zgavrës”, e cila lind nga vibrimet e ajrit brenda gomave dhe transmetohet në kabinën e automjetit përmes shasisë.

Ndryshe nga metodat tradicionale, teknologjia e re e ZF-së nuk kërkon altoparlantë ose mikrofona shtesë. Ajo mbështetet në sensorë dhe aktuatorë ekzistues të shasisë për të identifikuar dhe neutralizuar vibrimet. Një algoritëm përpunon të dhënat dhe gjeneron sinjale kundërvepruese, të cilat i dërgohen amortizatorëve gjysmë-aktivë. Këto amortizatorë, nëpërmjet mikrolëvizjeve, reduktojnë zhurmën.

Aktualisht, sistemi arrin të ulë zhurmën deri në tre decibelë, ndërsa pritet që në të ardhmen kjo shifër të arrijë deri në dhjetë decibelë. Prodhimi serik i kësaj teknologjie planifikohet të nisë në vitin 2028. Po ashtu, kompania prezantoi edhe sistemin AI Road Sense, i cili përdor inteligjencë artificiale dhe sensorë për të përshtatur pezullimin në kohë reale sipas kushteve të rrugës.