Zendaya u shfaq në Londër në promovimin e filmit “The Odyssey”, duke zgjedhur një fustan të gjatë pa shpinë dhe një mbulesë koke në stilin e Greqisë së lashtë. Aktorja e kompletoi pamjen me bizhuteri ari dhe diamantesh nga Barron London. Ky stil ishte pjesë e qasjes së saj të njohur “method dressing”, ku veshja përshtatet me tematikën e filmit.
Në këtë event morën pjesë edhe kolegët e saj si Lupita Nyong'o, Anne Hathaway, Samantha Morton, Matt Damon, Robert Pattinson dhe Tom Holland. Tom Holland, i cili interpreton Telemakun, ishte gjithashtu i pranishëm, por çifti nuk pozuan së bashku. Anne Hathaway u shfaq me një fustan të bardhë dhe çizme, ndërsa Lupita Nyong'o zgjodhi një veshje bardhezi.
Kasti i aktorëve u bashkua me regjisorin Christopher Nolan dhe producenten Emma Thomas. “The Odyssey” është një adaptim kinematografik i epopesë së Homerit dhe konsiderohet projekti më ambicioz i Nolanit deri më sot. Filmi, me një buxhet prej rreth 250 milionë dollarësh, është xhiruar tërësisht me kamera IMAX 70 mm. Ai ka nxitur diskutime për përzgjedhjen e aktorëve, ndërsa Nolan ka mbrojtur publikisht zgjedhjet e tij.