Aktorja Zendaya mezi pret të shohë filmin “The Odyssey”, ku ajo vetë është pjesë e kastit. Ajo ka theksuar se produksioni përfshin elemente dhe skena që nuk janë realizuar kurrë më parë në kinema.

Filmi, me regji të Christopher Nolan, u xhirua tërësisht me kamera IMAX dhe pritet të dalë në kinema brenda këtij muaji. Zendaya, në një video të publikuar nga IMAX, u shpreh se si fanse është shumë e emocionuar të zhytet plotësisht në botën e krijuar nga Nolan.

Bashkëshorti i saj dhe kolegu në film, Tom Holland, lavdëroi Nolanin për përkushtimin ndaj autenticitetit. Ai tha se formati IMAX do t'i bëjë shikuesit të ndihen pjesë e udhëtimit.

Aktori Matt Damon, protagonist si Odiseu, e quajti “The Odyssey” filmin më të madh të karrierës së tij. Damon zbuloi se gjatë xhirimeve nuk pati trajtim të veçantë për askënd. Ai theksoi se të gjithë, përfshirë Nolanin, përjetuan të njëjtat sfida, gjë që forcoi unitetin e ekipit.