Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se Rusia do të përballet me një përgjigje pas sulmit të fundit në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Nga ky sulm, një ndërtesë banimi u godit, duke lënë 20 viktima.
Zelensky theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj një paqeje të drejtë dhe përfundimit të luftës në kushte të pranueshme. Ai shtoi se, deri në arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, Ukraina do të vazhdojë të reagojë ndaj sulmeve ruse.
Presidenti ukrainas kritikoi edhe aleatët ndërkombëtarë, duke vënë në dukje se nëse premtimet për ndihmë ushtarake do të ishin përmbushur në kohë, Ukraina do të kishte shmangur shumë viktima. Mungesa e sistemeve të mbrojtjes ajrore mbetet një problem kryesor në mbrojtjen e vendit nga sulmet ruse.