Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë live këngë nga albumi i ri “Thirrëm Sot Ose Nesër”, si dhe hitet e tij të njohura. Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të kësaj vere në Shkup. Yll Limani ka performuar edhe verën e kaluar në Shkup me një koncert të ngjashëm.

Biletat për koncertin janë vendosur në shitje online dhe në pikat e shitjes në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Çmimet variojnë sipas kategorisë: bileta 'Regular' kushton 1.500 denarë, 'Fan Pit' 2.500 denarë (me një numër të kufizuar prej 400 biletash), dhe 'VIP' 4.990 denarë.