Yll Gashi, një nga talentet më të vlerësuar në grupmoshat e Bayern Munich, ka firmosur një marrëveshje të re dyvjeçare. Ky rinovim siguron që Gashi të mbetet pjesë e skuadrës gjermane për katër vitet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2027/2028.
Bayern Munich njoftoi marrëveshjen përmes një postimi në Instagram, ku theksohej vazhdimi i kontratës për Gashin dhe Vincent Manuba. Gashi ka tërhequr interesin e klubeve të tjera të njohura, por Bayerni arriti ta mbajë në radhët e veta.
Në arenën ndërkombëtare, Yll Gashi aktualisht përfaqëson Gjermaninë në nivelin e të rinjve. Megjithatë, ka pasur takime me përfaqësues të Kosovës, përfshirë përzgjedhësin Franco Foda. Edhe Shqipëria ka shprehur interes për futbollistin.