Ylber Ramadani ka vendosur të vazhdojë karrierën te Çorum FK, një lëvizje që shënon fundin e aventurës së tij me Leccen. Ky transferim do të sjellë në arkat e klubit italian 1 milion euro. Kontrata e Ramadanit me Leccen do të skadonte vitin e ardhshëm.
Ramadani luajti tre sezone në Serie A, ku u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të mesfushës. Ai u dallua për disiplinën taktike, shpirtin luftarak dhe përkushtimin. Largimi i tij pritet të krijojë një boshllëk në mesfushën e Lecces.
Vendimi i mesfushorit shqiptar për t'u larguar vjen nga dëshira për të provuar një kampionat të ri dhe për të marrë më shumë përgjegjësi në një projekt të ri sportiv në Turqi.